Politikë Më shumë

N.Camaj: Pushtetin në Tuz do ta formojnë partitë shqiptare

Prej tvteuta13:38, 27 Shkurt 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, tha për TV Teuta se bashkimi i tre subjekteve shqiptare në një listë të vetme, ka pasur ndikim shumë pozitiv tek votuesit në Malësi, çka ndjell optimizëm për rezultat të mirë në zgjedhje.

Sipas Camaj, koalicioni shqiptar do të dalë padyshim fitues, por është vështië të thuhet nëse do të ketë shumicën absolute apo për formimin e pushtetit do të duhet edhe ndonjë subjekt tjetër.

Sondazhet e fundit i japin përparësi koalicionit shqiptar me rreth 41% të votave, ndjekur nga PDS me rreth 30%.

  • 1

    Radio