Sociale Më shumë

Muzeu i Ulqinit në gjendje kritike, 31 vite pa asnjë ndërhyrje në restaurimin e tij

Prej tvteuta16:55, 15 Qershor 2016

Kanë kaluar 31 vite që nga rihapja e institucionit të Muzeut të Ulqinit. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk është bërë asnjë ndërhyrje në të. Ndërkohë gjendja  e mureve, është krejtesisht e amortizuar, duke mos pasur ndërhyrje as në lyerjen e tyre. Vitrinat e koleksionit arkeologjik dhe etnografik, kanë pësuar demtime, ndricimi është pothuajse jashtë funksionit, duke bërë që të mos plotësohen standardet që i kanë hije një muzeu.

Ndërkohë që investimet duhet të jenë të vazhdueshme, kohë pas kohë, shprehet për televizionin Teuta përgjegjësi i muzeut Gazmend Kovaci, pasi muzeu ka nevojë për një trajnim emergjent në të gjitha aspektet. Ai thotë se duhet të ndërhyhet sa më parë në restaurimin e ambjenteve të brendshme të muzeut.

Jemi duke bërë hapa konkrete me përgjegjësit e institucioneve kompetente që kanë si detyre finacimin dhe mirmbajtjen e muzeut,pëfundon  ai.

  • 1

    Radio