Kulturë Më shumë

Muzeu i Ulqinit atrakcion për Polakët, Rumunët, Gjermanët etj

Prej tvteuta12:03, 5 Gusht 2015

Jemi në kulmin e sezonit turistik, ku edhe vizitueshmëria e turistëve është e madhe. Gjatë një dite vijnë me mijëra turistë që kanë dëshirë të pushojnë në Ulqin, apo thjeshtë ti bëjnë vetëm një vizitë. Muzeu lokal i cili gjindet në Kala në pjesën më të vjetër të Ulqinit është një monument ku mund të njihesh me lashtësinë e popullit. Se sa është interesimi nga turistët Gazmend Kovaçi shprehet pakënaqësi sepse ne nuk joshim me investime.
Ato të cilët shprehin dëshirën për të vizituar muzeun janë Polakët, Rusët, Çekët, Rumunët, Gjermanët e shumë të tjerë, por të mos anashkalojmë edhe shtetet fqinjë të Malit të Zi.
Pjesa që i lë më tepër përshtypje turistëve është pavioni i etnografisë, por që edhe pavioni i arkeologjisë është ai tërhek vizitorët.
Për të gjithë të interesuarit muzeu në Kala është i hapur nga e martja deri të dielen nga ora 9 deri në orën 19, dhe mund të vizitohet vetëm për 2euro.

  • 1

    Radio