Mustafiq: Nuka ka pengesa për ratifikim në Senat
Prej tvteuta16:01, 2 Shkurt 2017
Nuk ka asnjë pengesë që Senati amerikan të ratifikojë Protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO, u bë e ditur gjatë takimit të drejtorit politik të Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Matthew Palmer (Methju Palmer ) dhe Roderik Mur. Mustafiq qëndron në Uashington me ftesë të anëtarëve të Kongresit Amerikan, si mysafir i Mëngjesit të lutjes.
Gjatë takimit të Mustafiq me Palmer dhe Moore, u shpreh mbështetje e plotë ndaj reformave dhe proceseve demokratike në integrimin e Malit të Zi, si dhe forcimin e institucioneve të sundimit të ligjit në të gjitha segmentet. Zyrtarët theksuan se është e rëndësishme ndërprerja e bojkotit të Kuvendit nga opozita, dhe se për të gjitha çështjet të fillojë një dialog politik në Kuvend.