Mustafa: Serbët e Kosovës për Serbinë mund të votojnë vetëm sipas Kushtetutës
Prej tvteuta09:17, 29 Janar 2016

Pas përfundimit të takimit mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është diskutuar për shumë çështje dhe për marrëveshjet e arritura deri më sot.
Ndërsa për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Mustafa ka këmbëngulur në atë që do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.