Mustafa: Për një vit rreth 25 mijë shikime. Në rritje numri i sëmundjeve malinje
Prej tvteuta14:53, 4 Shkurt 2020
Në vitin 2019 në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 25 mijë pacijentë. Çdo ditë në këtë stacion bëhen nga 45 deri në 50 vizita, tha për TV Teuta doktor Adem Mustafa. Në Stacionin shendetësor  gjendja aktuale është stabile, punohet me dy ndërrime me nga dy mjekë , dhe gjithashtu punon dhe shërbimi i patronazhit si dhe laboratori. Mustafa tha se aktuale në këtë periudhë janë prezente virozat e gripit dhe se numri më i madh i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë stacion vijnë me sëmundje kronike, ato kardiovaskulare, respiratore, apo sëmundje virale, duke apeluar që grupmoshat më të ndjeshme  të marrin vaksinat për mbrojtje nga gripi. Është shqetësuese se ka rritje të numrit të të prekurve nga sëmundjet malinje ,madje numrri rritet nga viti në vit dhe ai apeloi që të bëhen kontrolla të rregullta për të zbuluar me kohë dhe parandaluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.