Politikë Më shumë

Mustafa: Pa Demarkacion s’ka viza as në 2017

Prej tvteuta11:18, 30 Janar 2017

Nëse ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm , liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE) mund të mos bëhet as gjatë vitit 2017.

Kështu ka thënë në një intervistë të dhënë “Zërit”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Sipas kryeministrit Mustafa lëvizja e lirë është në duart e deputetëve të opozitës, por, siç ka thënë ai, edhe të një numri të vogël të tyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

  • 1

    Radio