Mustafa : ” Objekti në pyllin e pishave është ngritur në tokë private, heqja është planifikuar për 28 mars”
Prej tvteuta12:50, 22 Mars 2019
Në një deklaratë për TV Teuta, kryeshefi i Policisë Komunale të Ulqinit, Milazim Mustafa, tha se objekti i ndërtuar nga shtetasi i Kosovës Lirim Mustafa në pyllin e pishave do të hiqet të enjten e ardhshme, me 28 mars 2019. Heqja e objektit do të kryhet nga inspekcioni shtetëror i Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Sipas Mustafës, objekti është ndërtuar mbi pronën private, por për këtë pjesë të qytetit nuk ka plan urbanistik.
Në media dhe në rrjete sociale është ngritur mjaft kjo çështje dhe një grup i qytetarëve kanë paralajmëruar tubim paqësor para këtij objekti të paligjshëm.