Politikë Më shumë

Mustafa dhe Nika nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes KKSH-ve

Prej tvteuta16:59, 10 Shkurt 2020

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka nënshkruar  Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të  Shqiptarëve të Serbise meseline Luginën e Preshevës. Ky memorandum u nënshkrua nga kryetari i KKSH-së Faik Nika dhe homologu i tij Ragmi  Mustafa  të cilët me shtrëngimin e duarve uruan që ky hap mos të mbetet vetëm në letër, por tu shërbej dy komuniteve shqiptare si ne Mal të Zi ashtu edhe atyre në Serbi.  Nënshkrimi  i këtij memorandumi vjen pas një takimi i cili u mbajt vitin e kaluar në Luginën e Preshevës dhe ka për qellim valorizimin e marëdhënieve në mes dy vendeve, u shpreh kryetari i KKSH-së në Mal të Zi Faik Nika. Ndërsa kryetari i KKSH-së së Luginës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se sot po formalizojmë dhe po institucionalizojmë qasjen tonë të përbashkët për ruajtjen dhe avansimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në dy vendet. Eshtë ky një hap i vogël por mjaft i rëndësishëm i cili ka për synim përmirësimin e pozitës së përgjithëshme të shqiptarëve në dy vendet. Të dy kryetarët njëzëri thanë se do të mundohen më shumë për avansimin e fushave të cilat i mbulojnë , si kultura , arsimimi, informimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe.

  • 1

    Radio