Sociale Më shumë

Muratoviq: Bashkëpunimi me policinë i mirë, mundet edhe më mirë

Prej tvteuta16:29, 3 Dhjetor 2016

Bashkëpunimi ndërmjet prokurorëve dhe policisë në përgjithësi është i mirë, por mund edhe të përmirësohet, u vlerësua nga shefja e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin, Feriha Muratoviq. Ajo mendon se policia duhet të vendosë në dispozicion të  Prokurorisë  një numër më të madh informacionesh nga fazat  më të hershme të hetimit, duke qenë se me hyrjen në fuqi e Kodit të ri penal , prokurori  kryen procedurën paraprake, e cila është e lidhur ngushtë me fazat e hershme të punës operative.

Muratoviq tha se Raporti i Bashkëpunimit të Komisionit Evropian në mes të policisë dhe prokurorëve në procedurë paraprake nuk është vlerësuar si i mangët, por se ai duhet të përmirësohet. “Vlerësimi i tyre është në vend, për shkak se ka vend për përmirësim”, tha Muratoviq për agjensinë  MINA.  Sipas saj, bashkëpunimi në mes të policisë , prokurorive dhe gjykatave ndodhet në  një nivel të kënaqshëm, çka mund të thuhet edhe për kapacitetet njerëzore dhe teknike.

  • 1

    Radio