Aktuale Më shumë

Murati: Ty hyra dhe realizim rekord i buxhetit

Prej tvteuta18:31, 26 Maj 2023

Në Komunën e Ulqinit që prej vitit të kaluar thonë se të hyrat buxhetore janë shumë më të mira se në kohën e qeverisjeve të mëparshme.

Ky trend thonë ata ka vazhduar edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sekretari për financa Arian Murati, thekson se si të hyrat ashtu edhe realizimi i buxhetit janë në shifra rekord.

“Realizimi i buxhetit deri më datën 20 maj është rreth 7.5 milionë euro. Nëse llogariten edhe mjetet e realizuara për projektin në ujësjellës dhe kanalizim, lirisht nund të them se realizimi ka arritur në 10 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar në ët njëjtën kohë ishte diku 4.2 milionë euro.” – thotë Murati. Ai shton se ty hyrat buxhetore vetëm në këtë periudhë janë në nivel sa pothuajse tërë vitin në vitet e mëparshme.

Sa i përket segmenteve ky ka pasur rritje më të lartë, Murati thotë se rritje ka pësuar nga të gjithë segmentet, në veçanti tatimi në patundshmëri, të ardhurat nga i cili deri tani janë tri herë më të larta se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

 

  • 1

    Radio