Politikë

Politikë Më shumë

Murati i kërkon falje Sulejmanit

Prej tvteuta31 July 2017

Në fillim të mbledhjes së sotme të Kuvendit komual, këshilltari i Partisë Demokratike Haxhi Sulejmani kërkoi që nënkryetari i Komunës Arian Murati ti kërkojë falje publike për deklaratat në mbledhjen e kaluar se nënshkrimi i tij ndodhet në fakturat e dyshuara se mbulojnë keqpëedorime financiare. Sulejmani tha se nënshkrimi i tij ishte i falsifikuar , por nuk dha arsyetim se pse nuk ka bërë padi në polici për këto dyshime. Nënkryetari Murati tha se pranon të kërkojë falje nëse nënshkrimi nuk është i tij, por se çështja vazhdon të mbetet e hapur se kush ka falsifikuar nënshkrimet. Akoma nuk dihet nëse me këtë është e njoftuar policia për krime ekonomike, pasi nënshkrimet të personave të pautorizuar ndodhen në dhjetra faktura të tjera që janë paguar nga Komuna por që malli nuk dihet se ku ka përfunduar.