Murati: Hapja e tenderit vonoi, pasojat mund të jenë të rënda
Prej tvteuta24 May 2019
Në mbledhjen e djeshme të Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik u diskutuan edhe problemet me të cilët përballen qiramarrësit e plazheve. Hajdar Murati nga plazhi MCM, tha se ato akoma nuk kanë mundësi të pajisen me leje të punës, sidomos lejet për kampe, pasi siç u shpreh ai, është vonuar me hapjen e tenderëve . Nëse vazhdohet me këtë ritëm, qiramarrësit nuk do të jenë në gjendje deri në korrik të pajisen me lejet përkatëse, ndërsa inspektorët janë në terren dhe kanë filluar denimet e para, tha Murati.