Kulturë Më shumë

Mungesë e librave në biblotekë të shkollës fillore “Bedri Elezaga”

Prej tvteuta10:26, 26 Nëntor 2017

Në biblotekën e shkollës fillore “Bedri Elezaga”  gjendja me libra nuk është e kënaqëshme. Planprogramet pothuajse çdo vit ndryshohen dhe titujt e ri janë mungesë për filloristët e kësaj shkolle.

Bibliotekistja Ardita Muçaj për televizionin Teuta shprehet e kënaqur me kushtet të cilat janë në këtë institucion, por që është e shqetësuar për mungesën e librave të cilat duhen të jenë  miku më i mirë i nxënësve. Momentalisht ka 12.000 libra, të 3.500 titujve. Numri i të regjistruarve është rreth 200 nxënës. Nxënësit janë aktiv në biblotekë dhe për këtë arsye biblotekistja apelon tek adhuruesit e librave që sipas mundësive të veta të dhurojnë nga një libër nga bibloteka e tyre familjare.

  • 1

    Radio