Ekonomi Më shumë

Mulliri i vajit “Ponte” vetëm vaj ekstra të virgjër

Prej tvteuta10:14, 13 Nëntor 2017

Mulliri i vajit “Ponte” është i vetmi mulli në Komunën e Ulqinit i cili punon vetëm me ullinjt të cilët vilen nga dega ,dhe brenda 3 orëve çohen në përpunim.Ky vit sipas pronarit Adnan Kollari është një vit i frytshëm. “Aktualisht jemi duke punuar për të ngritur ndërgjegjsimin e ullishtarëve që të aplikojnë këtë metodë,sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxjerrin vajin ekstra të virgjër, ndërsa mbledhja e ullinjëve nga toka duhet të mbetet në harresë,meqenëse nga kjo metodë nuk e kemi cilsinë e  lartë të kualitetit të vajit  “shprehet Kollari.

Familja Kollari ka një traditë mbi 200 vjeçare në përpunimin e vajit të ullirit. Në manifestime të ndryshme ndërkombëtare siç është “Noqnjak”dhe të ngjajshme, që kryesisht organizohen në Kroaci, janë dekoruar me medalje të shumta ,por edhe me atë  të artë në manifestimin e katërt ndërkombëtar “Ditët e vajit të ullirit në Dalmaci”,për cilësi të vajit ekstra të virgjër.

  • 1

    Radio