Mujoviq kërkon një auditim financiar të funksionimit të minierës së qymyrit në Plevla
Prej tvteuta11:40, 15 Shkurt 2024
Ministri i Energjisë, Sasha Mujoviq, sot i ka dërguar kërkesë Kontrollit Shtetëror që në përputhje me kompetencat e tij, të bëjë auditimin financiar të funksionimit të minierës së qymyrit në Plevla.
Qëndrimi i ministrit Mujoviq është se qytetarëve dhe ekonomisë duhet t’i prezantohet një faturë e pastër për atë që paguajnë dhe auditimi i operacioneve dhe bilancit është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
“Do të jetë treguesi më i mirë i zbatimit të parimit të miratuar të transparencës së punës së Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe një përgjigje ndaj interesit të madh të publikut për funksionimin e minierës së qymyrit në Plevla, si një nga subjektet më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së Malit të Zi”, thuhet në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave.