TURIZËM Më shumë

Muja: Sezoni nuk filloi mirë, shpresojmë për një sezon të sukseshëm në vazhdim

Prej tvteuta12:57, 13 Qershor 2019

Hoteli “Mediteran”, një ndër hotelët më të vjetër në Komunën e Ulqinit dyert e veta për këtë sezon turistik i ka hapur me 1 maj.Sipas menaxherës së hotelit Suzana Muja, ky sezon ka filluar më i dobët se ai i vitit të kaluar.”Kushtet e pafavorshme atmosferike,muaji i Ramazanit mendoj se janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar të kemi numër shumë të vogël të mysafirëve.”tha Muja. Këtë sezon hoteli “Mediteran” ka bërë riparimin e vilës “Dubrovnik, gjegjësisht adaptimin e 34 dhomave me standarde evropiane.Mysafirët potencial në këtë hotel në përgjithësi janë mysafirët nga Kosova,Serbia,Bosnja,Shqipëria etj.Risi në këtë sezon do të jetë aplikimi i ofertës promocionale  nga e hëna në të enjte ku  do të ketë zbritje të çmimeve.

  • 1

    Radio