Aktuale Më shumë

Mugosha: Shumica prej 49 deputetëve nuk garanton qeveri stabile

Prej tvteuta17:22, 17 Gusht 2023

Deputeti i Socialdemokratëve Boris Mugosha,  konsideron se 49 deputetët e mazhorancës nuk garantojnë stabilitetin e Qeverisë nëse në atë qeveri ka subjekte të ideologjive të ndryshme.

“Stabiliteti i Qeverisë varet nga përputhshmëria e vlerave të mbrojtura nga votuesit e mazhorancës.  Një shumicë prej 42,44 mund të jetë më e qëndrueshme se një shumicë prej 49. Një shumicë prej 49 nuk garanton emërime në drejtësi.  Së pari, norma kushtetuese 2/3 dhe 3/5 nuk është shkruar me qëllimin që gjatë këtyre emërimeve të mos jetë e rëndësishme opozita, por pikërisht që kandidati të ketë legjitimitet më të gjerë, pra mbështetjen si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës.  Dhe së dyti, shumica prej 49 nuk do të thotë se ata do të pajtohen për emërimet.”, ka shkruar Mugosha në një postim në Twitter.

Ai theksoi se kjo u vërejt edhe në shembullin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial, ku kërkohej shumica e 41-të deputetëve, por që i gjithë procesi u vonua për shkak të tregtive politike.

  • 1

    Radio