Mugosha: Presim që Kuvendi të nisë reformën zgjedhore
Prej tvteuta10:09, 22 Gusht 2023
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Nikolla Mugosha tha se pret që Kuvendi i ri së shpejti të formojë Komisionin për reformë zgjedhore, duke shtuar se KSHZ-ja do ta mbështesë atë në mënyrë aktive.
Misioni i OSBE-së në Mal të Zi, si pjesë e mbështetjes së tij për KSHZ-në, organizoi një vizitë studimore të përfaqësuesve të Komisionit në Londër, midis 16 dhe 18 gushtit. Siç është njoftuar nga Misioni i OSBE-së, vizita është organizuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve administrative për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë.