Sociale Më shumë

Mugosha: Degradimi i sistemit shëndetësor do të ndalet

Prej tvteuta09:45, 1 Shkurt 2017

Kryetari i ri i Dhomës së Mjeksisë të Malit të Zi, dr Aleksandar Mugosha tha se me bashkëpunëtorët e tij do të përpiqet për t’i dhënë fund përkeqësimit të sistemit shëndetësor të Malit të Zi dhe të profesionit mjekësor. Sipas tij, në të  ardhmen do të merren me pagat e të punësuarve, por edhe statusin mjekëve të cilët thotë doktor Mugosha për vite për asnjë arsye është hedhur baltë.

Zëvendësi i tij, Dr. Jovan Ivoviq, tha se zgjedhja e djeshme e Dr Mugoshës dhe ndryshimi i udhëheqjes në këtë organizatë pas 20 vjetësh, përbën  “një revolucion të vogël”. “Kur një institucion ekziston e njëjta udhëheqësi për 20 vjet, tregon se nuk mund të ketë përmirësim. Kontribut të ri japin njerëzit e rinj dhe idetë e reja. Duke pasur parasysh faktin se themelues i Dhomës Mjekësore është Shteti ne duhet të luftojmë me qeverisjen për të shkuar drejt Evropës. Shëndetësia duhet ta ndjekë këtë rrugë, bile të jetë edhe një hap përpara “, tha Dr. Ivoviq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio