MTZHQ: Nga taksa turistike mbi 9 milionë euro
Prej tvteuta09:47, 30 Gusht 2019
Ministria e turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka kumtuar se këtë vit nga taksa turistike do të inkasohen mbi 9 milionë euro, çka përbën rritje prej 40% në krahasim me viti 2017, kur u mblodhën 6.8 milionë apo 20% më shumë se vitin e kaluar. Nga ministria kanë shprehur shqetësimin për prezencën e vazhdueshme të tregut informal i cili ndikon negativisht në imazhin e vendit, dhe se për momentin nuk ka të dhëna të sakta se sa humbet shteti nga tregu informal, por një vlerësim i përgjithshëm është rreth 30%.