Mtel dhe Komuna e Ulqinit: Bashkëpunimi në nivel, paralajmerohen investime të reja
Prej tvteuta09:59, 31 Dhjetor 2016
Kompania M-tel, gjatë vitit 2016 ka investuar mjete të konsiderueshme në Ulqin, ku me përjashtim të rrjetit të telekomunikacionit është investuar edhe në sektorët social dhe sportiv. Drejtor i marketingut, shitjes dhe kujdesit për klientët në këtë kompani Milivoje Ceroviq, tha se Mtel nuk do të ndalet në këto investime.
“Klientëve tanë në Ulqin u kemi siguruar infrastrukturë të telekomunikacionit në nivel të lartë, jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe për klientët në periferi. Interneti, televizionit dhe telefonia fikse kanë arritur tek të gjithë përdoruesit tanë, pa përjashtim,” tha Ceroviq. “Po ashtu kemi ndihmuar edhe klubet sportive, si atë të basketbollit ashtu edhe të futbollit, dhe të gjithë ata që besojmë se kanë potencial dhe me punën e tyre kanë arritur rezultate të mëdha,” tha Ceroviq per TV Teuta.