MPJ: Organizimi i ardhjes për votime nuk është në përputhje me praktikën dhe konventat përkatëse
Prej tvteuta15:35, 28 Mars 2023

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi u ka dërguar një udhëzim përfaqësive konsullore-diplomatike, ku u kërkoi diplomatëve dhe ambasadorëve që të jenë profesionistë në punën e tyre për të cilën janë emëruar dhe financuar nga të gjithë qytetarët tanë.
Kështu thuhet në përgjigjen që “Vijesti” ka marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pyetjen nëse është e vërtetë se ky dikaster u ka dërguar letër të gjitha përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi, në të cilën paralajmërojnë se çdo organizim dhe ndihmë për diasporën që të vijë dhe votojë në zgjedhjet presidenciale do të dënohet rëndë. “Sipas rregullave të praktikës diplomatike dhe konventave, detyra e të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullore, përfshirë edhe ato malazeze, është të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit jashtë vendit, si dhe të ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë konsullore për qytetarët”, thonë nga Ministria e Jashtme.
Ata theksuan se organizimi i ardhjes në votim, si dhe financimi i tij, pavarësisht se për cilin kandidat bëhet fjalë, nuk është pjesë e mbrojtjes konsullore të qytetarëve dhe as akt i promovimit të interesave shtetërore jashtë vendit.