Sociale Më shumë

Motoçiklistët ndanë dhurata për fëmijët në Bijella

Prej tvteuta16:39, 20 Dhjetor 2016

Rreth 300 motoçiklistë nga i gjithë vendi , të ciltë janë pjestarë të grupit “No limit bikers”, fundjavën e kaluar shpërndanë dhurata për fëmijët në Bijella të veshur si babadimra. Ndër to ishin edhe motoçiklistët e shoqatës “Pirates” nga Ulqini.

“Ky është një aksion i yni tradicional dhe përveç dhuratave kemi pasur dëshirë që me shoqërimin me fëmijët tu ofrojmë atyre një atmosferë të vërtetë festive”., thanë përfaqsuesit e tyre. Me këtë rast të gjithë 95 fëmijët e shtëpisë së fëmijës në Bijella patën nga një babadimër për vete.

  • 1

    Radio