Aktuale Më shumë

Moti i ftohtë rrit shpenzimet për ngrohje

Prej tvteuta16:55, 9 Dhjetor 2016

Stina e dimrit akoma nuk ka trokitur në kalendar, por ditët e fundit të vjeshtës kanë filluar që të ftohen edhe më shumë në javën e dytë të dhjetorit. Ditët që lamë pas  kanë qënë të ngrohta për stinën në të cilën jemi, por tani ato do të mposhten nga i ftohti.

I ftohti siberian ka mbërthyer Evropën Qëndrore duke u shtrirë deri në Mesdhe e Ballkan, e as teritori jonë nuk do të mbetet pa u prekur nga ky i ftohtë në ditët në vazhdim.

Banorët në komunë të Ulqinit ngrohen me dru dhe me energji elektrike.

Një metër dru të pacoptuara shitet me çmimin nga 30 deri ne 35 euro, ndërsa te coptuara nga 40 deri ne 45 euro. Një pjesë e mirë e banorëve brena qytetit ngrohet edhe me energji elektike ku fakturat arrijnë shifren edhe mbi 100 euro në muaj.

Duke qënë se një pjesë të mirë të ditës shumica prej nesh e kalojmë jashtë ambientit të shtëpisë, mjekët sugjerojnë që të tregojmë kujdes në veshje. Fëmijët në shkolla dhe të rriturit  në punë duhet të kenë kujdes nga i ftohti , me qenë se edhe viruset për gripe tani janë me prezente.

Në ditët në vazhdim do të mbaj mot kryesisht me diell por i ftohtë. Temperatura me e ulëta sipas meteorologëve do të jetë – 4 g.c ,kurse ajo më e larta e ditës deri në 14 g c . Do të fryej erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore dhe juglindore .

Gjatë mëngjesit në pjesën kontinetale parashikohen edhe ngrica, ndërsa në lugaja do të bjerë edhe mjegull.

Kur flasim për temperaturën e detit , ajo në detin e Ulqinit do të jetë 15 gradë celzius.

Stina e dimrit fillon nga 22 dhjetori dhe zgjatë deri më 21 mars.

  • 1

    Radio