Sociale Më shumë

I moshuari nga Ftjani ka mbetur pa strehim

Prej tvteuta16:49, 28 Janar 2017

I moshuari 86 vjeçar nga fshati Ftjan i Krajës , Ramazan Mujeviq, nuk është i vetmi i cili ka pësuar dëme nga moti i keq në periudhën e kaluar, por është ndoshta i vetmi që ka mbetur pa strehim, njofton portali nga Tivari Barinfo.

Përveç faktit që është invalid pa një dorë dhe mban mbi supe plot 86 vjet, Ramazani për shkak të motit të keq ka mbetur edhe pa rimorkion e kampimit të cilën e shfrytëzonte si shtëpi. Për momentin ai është strehuar  tek një kushëri i tij, i cili nga Komuna e Tivarit ka arritur të sigurojë material ndërtimor si ndihmë, por që kjo nuk e rregullon situatën e plakut të moshuar, pasi ai ka nevojë për strehim të qëndrueshëm.

 

  • 1

    Radio