Monteput: Nuk mendohet për ngritjen e çmimit të tunelit Sozina

Prej tvteuta15:36, 22 Gusht 2019

Kalimet e automjeteve në tunelin Sozina gjatë këtij sezoni janë duke shënuar rekorde të reja, me mesatare prej rreth 15.000 automjete në ditë, kurse rekordi ditor ishte afër 18.000 automjete. Në kompaninë që menaxhon tunelin, Monteput, thonë se nuk janë duke menduar për ngritjen e çmimit të kalimit, që për automjetet famijare është 2.5 euro dhe nuk ka ndryshuar që prej ditës së hapjes. Në 7 muajt e parë të këtij viti, kjo kompani nga tuneli ka regjistruar afër 6 milionë euro të ardhura.

  • 1

    Radio