Ekonomi Më shumë

Montenegro Airlines do të fiket. Qeveria planifikon kompani  të re ajrore

Prej tvteuta09:17, 25 Dhjetor 2020

Për kompaninë ajrore Montenegro Airlines, me gjithë vullnetin e mirë,  nuk mund të gjendet një zgjidhje ligjore që kompania të mbijetojë, tha Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq. Ai në konferencën për media shtoi se qeveria ka në plan të krijojë një kompani të re ajrore, me kapitalin themelues të qeverisë, dhe se shpreson që ajo të jetë funksionale deri në sezonin e ardhshëm. “Kjo qeveri nuk e ka problem të marrë vendime, por në këtë rast ne nuk mund të marrim asnjë vendim i cili do të ishte i lighshëm. “, tha Bojaniq. Ai vuri në dukje se do të duhen gjashtë deri në tetë muaj për të krijuar një kompani të re dhe se  do të bëjnë gjithçka që ajo të jetë në funksion deri në sezonin e ardhshëm.

  • 1

    Radio