Aktuale Më shumë

Monstat: Eksporti më i lartë në Zvicër, importi nga Serbia

Prej tvteuta16:06, 30 Mars 2022

Sipas të dhënave paraprake nga instituti i statistikave i Malit të Zi,  Monstat, tregtia e jashtme e Malit të Zi në dy muajt e parë të vitit arriti në 488.5 milionë euro, që është 56 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mallrat e eksportuara kapin vlerën prej 125,6 milionë euro, që është 108,6 për qind më shumë se në periudhën e krahasueshme. Importet ishin 43.5 për qind më të larta dhe arritën në 362.9 milionë euro.

Në strukturën e eksporteve më të përfaqësuara janë lëndët djegëse minerale dhe lubrifikantët, në vlerën 47.6 milionë euro. Në strukturën e importeve, produktet më të përfaqësuara janë metalet me ngjyra 18.9 milionë euro dhe produktet minerale jometalike 14 milionë euro, e pastaj vijnë produktet e të tjera.

Partnerët më të mëdhenj të tregtisë së jashtme në eksporte ishin Zvicra me 25.5 milionë euro, Serbia 23.4 milionë euro dhe Bosnja e Hercegovina 15.7 milionë euro. Importi më i lartë ishte nga Serbia me 60.5 milionë euro, Kina 40 milionë euro dhe Gjermania 31.1 milionë euro.

  • 1

    Radio