MogUl: Për ligjin nuk duhet të ketë marrëveshje sekrete
Prej tvteuta30 September 2017
Nga Organizata joqeveritare MogUl, kanë dalë me një deklaratë për media në të cilën kritikojnë bisedat sekrete për ligjin e ri për planifikim hapsinor, i cili sipas tyre është në dëm të interesave të komunave bregdetare, sidomos Ulqinit. Nga kjo shoqatë thonë se ato kanë ditur edhe në të kaluarën të mbrojnë interesat e qytetarëve, si në rastet e Kripores dhe Valdanosit, dhe do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë edhe në rastin aktual, kur resurset e qytetit po kërcnohen nga klane të organizuara të interesit.Ato u bëjnë thirrje deputetëve nga Ulqini që të mos keqpërdorin besimin e qytetarëve duke mbyllur syte para devastimit të bregdetit i cili planifikohet me ligjin e ri.