Mogherini pritet të vizitojë Malin e Zi
Prej tvteuta23 February 2017
Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë Federika Mogerini do të vizitojë Ballkanin Perëndimor prej 1 deri me 4 mars. Siç është kumtuar nga delegacioni i Bashkimit Evropian , Mogerini do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën , Malin e Zi , Serbinë dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë. Në prag të kësaj vizite Mogerini ka theksuar se bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimorë , si rajon në zemër të Evropës , është prioritetet kyç i BE-së . Gjatë kësaj vizite Mogerini, do të takohet me pushtetet politike , duke kyçur përfaqësuesit e qeverisë , të partive politike dhe parlamentit.