Rajoni/Bota Më shumë

Moghereini: Mali i Zi dhe Shqipëria i kanë plotësuar 100% politikat e jashtme

Prej tvteuta09:46, 7 Shkurt 2018

Komisioni Europian prezantoi dje strategjinë për zgjerimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fjalën e saj tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100 përqind sa i përket politikave të jashtme. Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. “Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon Bashkimi Evropian. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i Bashkimit Evropian, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”, deklaroi Mogherini.

  • 1

    Radio