Mogerini: Arritjet e Malit të Zi të shkëlqyeshme, opozita të hyjë në Kuvend
Prej tvteuta2 March 2017
Përfaqsuesja e lartë e Komisionit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini, qëndroi dje në Mal të Zi, ku u takua me zyrtarët më të lartë të shtetit. Mogerini foli edhe në Kuvendin gjysëm të zbrazët , ku vlerësoi arritjet e spikatura të Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Ajo shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës ndaj Kuvendit, dhe i ftoi ato që me dialog dhe konsenzus të tejkalojnë mosmarrveshjet dhe të kthehen në Kuvend. Ajo në fjalimin e saj tha se nuk ka ardhur në Mal të Zi që tu mësojë se çfarë duhet të bëjnë, dhe se deputetët më së miri e dinë se si duhet tu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Mogerini siguroi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj Ballkanit perendimor dhe integrimeve të vendeve rajonale drejt Evropës së bashkuar.