Aktuale Më shumë

Mjeku në Budvë ka punuar në vend që të jetë në izolim, ai do të sanksionohet

Prej tvteuta16:09, 4 Janar 2022

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë mjekëve që punojnë me pacientët me COVID-19 që të respektojnë të gjitha protokollet dhe rregulloret.

Një nga mjekët në Qendrën Shëndetësore të Budvës ka punuar edhe pse ishte i izoluar, dhe të gjithë ata që morën pjesë në këtë lëshim – nga menaxhmenti dhe mjekët e Qendrës Shëndetësore të Budvës e deri te epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik – do të sanksionohen në mënyrë adekuate u tha nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për kontroll të cilësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Sllobodan Mandiq, tha se Drejtoria ka ndërmarrë të gjitha hapat në dispozicion për të zbardhur zhvillimet e fundit në Qendrën Shëndetësore në Budvë.

“Sipas kompetencave dhe rregulloreve tona, për shkak të lëshimeve që kanë bërë që mjeku i cili u caktua në izolim të jetë ende në punë në klinikën e COVID-it, ai koleg aktualisht, sipas njohurive tona, është i përjashtuar nga procesi i punës. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë lëshim, që nga menaxhmenti dhe mjekët e Qendrës Shëndetësore të Budvës e deri te epidemiologu në Institutin e Shëndetit Publik, do të sanksionohen në mënyrë adekuate”.

“U bëjmë thirrje të gjithë mjekëve që punojnë me pacientët me COVID dhe kështu janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj virusit, duke bërë punën më humane, që të respektojnë të gjitha protokollet dhe rregulloret, pavarësisht qëllimeve të mira. Ne mjekët jemi njerëz dhe duhet të izolohemi dhe të respektojmë veten dhe të gjitha rregulloret”, përfundon deklarata e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Kontroll të Cilësisë në Ministrinë e Shëndetësisë Sllobodan Mandiq.

  • 1

    Radio