Sociale Më shumë

Misioni i OSBE-së dhe Ministria për të drejtat e njeriut dënojnë dhunën ndaj grave

Prej tvteuta15:53, 24 Nëntor 2017

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, Misioni i OSBE-së në Mal të Zi dhe Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, kanë dërguar një kumtesë për media, nëpërmes së cilës e dënojnë çdo lloj dhune të këtij lloji. “Misioni i OSBE-së në Malin e Zi dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave e  njohin rolin e rritjes së barazisë gjinore në zvogëlimin e dhunës ndaj grave dhe sigurimin e sigurisë për të gjithë qytetarët nën kushte të barabarta. Për këto arsye, lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbështetja e iniciativave për të arritur mundësi të barabarta nuk duhet të jetë një çështje rastësore apo e përkohshme. Luftimi i dhunës me bazë gjinore kërkon një përpjekje të plotë dhe gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve relevantë.

Mali i Zi është bashkuar me këtë iniciativë globale në vitin 2007 dhe që atëherë Misioni i OSBE-së ka mbështetur përpjekjet që po ndërmerren në bashkëpunim me Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Në partneritet  do të vazhdojmë të përmirësojmë situatën dhe të bëjmë fushata për të luftuar këtë problem shoqëror. Institucionet përkatëse duhet të merren në mënyrë të përditëshme dhe me më shumë efikasitet me dhunën gjinore dh jo vetëm nëpër fushata . Me përpjekje të përbashkëta, do të arrijmë një shoqëri të mundësive të barabarta në të cilat gratë nuk janë të prekura nga dhuna.”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e ministrisë.

  • 1

    Radio