Politikë

Politikë Më shumë

Miratohet vendimi për mbulimin e kanalit të Kripores

Prej tvteuta19 October 2017

Kuvendi Komunal i Ulqinit miratoi sot me 19 vota pro vendimin për mbulimin e kanalit të Kripores në rrugën që çon drejt Kepit të Gjeranave, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i banorëve të kësaj zone. Ato shpesh janë ankuar se për shkak të rrugës së ngushtë dhe kanalit të hapur, gjendja me komunikacionin në këtë pjesë është mjaft e rrezikshme. Disa nga këshilltarët hodhën dyshime për rregullsinë e procedurës ligjore në këtë rast si dhe ndikimin që mund të ketë për Kriporen , edhe pse të gjithë ishin dakord se ndërhyrja është e domosdoshme.