Politikë Më shumë

Miratohet Vendimi per Kriporen e Ulqinit

Prej tvteuta17:35, 24 Qershor 2019

Sot u vazhdua mbledhja e Kuvendit te Komunes se Ulqinit ne te cilen vemendje me e madhe u dha ne  Propozim vendimin  për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”, pike e cila zgjoi mjaft interesim si nga ana e keshilltareve ashtu edhe nga ana e shoqerive civile te cilat kane shfrytezuar karrigen e lire. Pas disa ore debate te gjithanshme, ne fund pas shume vitesh u miratua nje propozim konkret per ish gjigantin – Kriporen e Ulqinit e cila ne vitin 2011 falimentoi per 13 mije euro, kurse  qe nga viti 2013 nuk ka bere grumbullimin e kripes.  Vendimi I miratuar sot do te hyje ne fuqi ne shtator te vitit 2020, kurse deri atehere ate do ta menaxhoje Ndermarrja publike Parqet Nacionale.  Pervec Vendimit ne fjale, keshilltaret kane votuar  edhe nje vendim shtese I cili parasheh qe gjuetareve tu mundesohet nje zone per gjueti. Kuvendi perfundoi edhe pikat tjera te rendit te dites dhe me kete e permbylli  Mbledhjen e dyte te Seances se pare te rregullte te Kuvendit te Komunes se Ulqinit. 

  • 1

    Radio