Aktuale Më shumë

Miratohet rebalanci i buxhetit. Deficiti 438 milionë euro

Prej tvteuta09:33, 30 Shtator 2022

Kuvendi i Malit të Zi miratoi dje  rebalancin e buxhetit të këtij viti. Propozimi për rebalanc u mbështet nga 41 deputetë të ish mazhorancës parlamentare, deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq votoi kundër dhe 13 deputetë (PDS dhe Partia Boshnjake) abstenuan nga votimi.

Kuvendi miratoi edhe propozimin për huamarrje prej 350 milionë euro. Për këtë propozim votuan edhe 41 deputetë, një ishte kundër dhe 15 abstenuan. Propozimi i rebalancit parashikon ndër të tjera që për shkak të rritjes së kostove për paga, pensione, përfitime sociale dhe ulje të të ardhurave për shkak të ndryshimit të ligjit nga projekti “Europe Tani” dhe uljes së akcizës për karburantet , deficiti buxhetor do të rritet nga 268 milionët e planifikuar, në 438 milionë euro.

  • 1

    Radio