Politikë Më shumë

Miratohet raporti mbi Malin e Zi për vitin 2016

Prej tvteuta10:06, 17 Mars 2017

Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan dje raportin mbi Malin e Zi për vitin e kaluar, për të cilin 471 deputetë votuan pro, 98 ishin kundër, kurse 41 të përmbajtur. Raportuesi për Malin e Zi, Çarlls Tanok ka thënë se lufta kundër kriminalitetit të organizuar mbetet një nga prioritetet dhe se duhet të lavdëruar përparimi i deritanishëm,  por shprehu brengosje për shkak të ndikimit të Rusisë.

Ajo që tani po përpiqet të pengohet është përparimi drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për këtë arsye është me rëndësi që të gjitha palët të përfshihen në procesin e demokracisë parlamentare, tha Tanok.

Zgjedhjet, siç ka thënë ai, kanë kaluar në mënyrë të rregullt dhe duke respektuar të drejtat e njeriut. Ai gjithashtu theksoi se bojkoti opozitar i parlamentit është brengosës dhe rrezikon shumë kredibilitetin afatgjatë të proceseve dhe institucioneve demokratike në Mal të Zi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio