Miratohet buxheti i Malit të Zi për vitin 2019
Prej tvteuta11:22, 29 Dhjetor 2018
Kuvendi i Malit të Zi ditën e djeshme miratoi me votat e koalicionit qeverisës propozim buxhetin për vitin 2019. Ky buxhet është parashikuar në masën prej 2,38 miliardë euro, për çka do të mungojnë rreth 550 milionë euro të cilët mendohet të sigurohen nga huamarrjet. Kundër buxhetit votuan deputetët Ranko Krivokapiq dhe Nedeljko Rudoviq. Kuvendi gjithashtu miratoi edhe ndryshimet dh plotësimet e ligjit për financimin e qeverisjeve lokale.