Ekonomi Më shumë

Miratohet buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2021. Forca voton kundër

Prej tvteuta11:34, 31 Dhjetor 2020

Në seancë e djeshme të Kuvendit Komunal, e cila zgjati deri në orët e vona, pika më e rëndësishme në rend të ditës ishte buxheti për vitin 2021. Ashtu edhe siç pritej diskutimi për këtë pikë u përcoll me debate të shumta, shpeshherë edhe jashtë temës, por edhe lidhur me shpërndarjen e mjeteve të parashikuara me buxhet.

Nga këshilltarët e opozitës, por edhe nga disa të Forcës së Re Demokratike, propozimi i buxhetit u cilësua si buxhet politik i dizenjuar sipas dëshirave të partive të caktuara, dhe që nuk përbën asnjë investim kapital që vlen të përmendet. Këshilltari Sabri Salaj, tha se nuk mund të përkrahet një buxhet i cili nuk parashikon asnjë investim serioz, përveç atyre që me siguri janë të lidhur me fushatë zgjedhore.

Se buxheti ka mangësitë e veta e pranuan edhe nga disa këshilltarë të tjerë të mazhorancës, por vlerësuan se ky ishte maksimumi në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi.

Në fund propozimi për buxhetin u miratua me votat e 20 këshilltarëve, 8 të Forcës votuan kundër, kurse apstenime nuk kishte.

  • 1

    Radio