Miratohet buxheti i Komunës së Tuzit

Prej tvteuta10:31, 19 Korrik 2019

Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal të Tuzit, u miratua edhe buxheti për pjesën e mbetur të vitit 2019, në masën prej 1.680.000 euro. Prej tyre shpenzime operative do të jenë 1.2 milionë euro kurse pjesa tjetër për investime kapitale. Në seancë u miratuan edhe mbi 30 pika të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal. Përfaqësuesit e shumicës, Nik Gjeloshaj, Fadil Kajoshaj dhe Nikollë Camaj, thanë për TV Teuta se deri tani janë të kënaqur me punën e bërë prej fillimit të mandatit dhe se në periudhën e ardhshme qytetarët do të kenë mundësi të vërtetojnë se Tuzi ka resurse të mjaftueshme që të jetë një komunë e qëndrueshme nga ana ekonomike.

  • 1

    Radio