Miranoviq: Pa prodhimin e kripës nuk mund të ekzistojë kriporja
Prej tvteuta17 April 2015
Muajt e fundit përsëri është aktualizuar çështja e fabrikës më të vjetër në komunën e Ulqinit Kripores “Bajo Sekuliq”. Si duket vizita e ambasadores së Gjermanisë ka alarmuar edhe instancat më të larta shtetërore, po edhe të huaja për gjendjen alarmante në kriporen e Ulqinit. Marko Miranoviq , i njohur si luftëtar i denjë për të drejtat e punëtorëve në kripore,njëherit edhe kryetar i sindikatit të punëtorëve të kripores shprehet se nuk do të heqin dorë nga kërkesat tash më të njohura të tyre, për lidhjen e stazhit të punës, që rëndon më shumë në kurrizin e 20 punëtorëve që i plotësojnë kushtet për pension. ”Pa prodhimin e kripës nuk mund të ekzistojë kriporja” është kategorik Z Miranoviq , duke shtuar që këto ishin edhe sugjerimet e përfaqësueseve të konsullatave të huaja. “Kjo më jep optimizëm që së paku mund të kemi një shpresë për gjeneratat e reja që kriporja të mbijetojë”. Rikujtojmë që 50 ish punëtorë të Kripores janë në Entin për Punësim të cilëve ju skadon e drejta për të marrë të mirat materiale që ju takon nga Biroja për punësim me 1 Maj, pas kësaj datë punëtorët mbesin pa asnjë të ardhur dhe të drejtë.