Ministrja Vuçinoviq viziton Ulqinin
Prej tvteuta23:08, 4 Prill 2019
Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi Marija Vuçinoviq.Ajo u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni dhe nënkryetarët e komunës.
Kryetari Nrekiq , bëri një prezantim të dëmeve që i janë shkaktuar amvisnive dhe pronarëve të ullishtës nga vërshimet dhe zjarreve në vitin 2018 dhe masat që ka ndërmarrë komuna në tejkalimin e situatës.
Ai veçoi se dëmet nga vërshimet llogariten në 30,000 mijë euro, ndërkohë që dëmet e shkaktuar ullishtës llogariten në mbi 800,000 mije euro .
Ministrja Vuçinoviq i njoftoi të pranishmit me atë sesi punon dhe funksionon komisioni për vlerësimin e dëmëve dhe ndihmën që ofron ai. Ndëkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural Vukota Stanishiq u ndal dhe foli për mënyrën e subvensioneve që Ministria i ofron prodhuesve. Po ashtu u insistua që prodhuesit të jenë sa më të stërvitur për situata të pavolitshme natyrore dhe me kohë të punojnë dhe të marrin masa mbrojtëse. Ministrja në shoqërimin e udhëheqësve komunal dhe këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit vizituan disa familje që kanë pësuar dëme nga vërshimet dhe zjarret.