Sociale Më shumë

Ministrja Srzentiq: Do të punojmë në krijimin e shërbimeve dhe kushteve të reja për qytetarë

Prej tvteuta11:04, 9 Dhjetor 2020

Ministrja e Administrates publike, shoqërisë digjitale dhe mediave, Tamara Srzentiq, pas marrjes së detyrës në Qeverinë e Malit të Zi, tha se është shumë krenare që është pjestare e Qeverisë së 42-të të Malit të Zi. “

,,Së bashku do të punojmë në krijimin e shërbimeve të reja dhe formimin e kushteve për përvoja më të mira të qytetarëve me administratë.

Ministrija do të jetë shtytëse e transformimeve digjitale të administrates publike dhe shoqërisë, por edhe  ideve të reja dhe qasjeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë. Posaçërisht jam e lumtur që përvojat të cilat I kam mësuar në SHBA, Francë dhe Japoni me partnerët dhe bashkëpunëtorët nga mbarë bota, do të mund të ndajë me kolegët në Mal të Zi”, ka  porositur ministrja Srzentiq.

 

  • 1

    Radio