Politikë Më shumë

Ministrja e Administratës publike Suzana Pribilloviq qëndroi për vizitë në Ulqin

Prej tvteuta10:10, 16 Nëntor 2017

Ministrja e Administratës Publike Suzana Pribilloviq me bashkëpunëtorë qëndruan dje për  vizite pune në Bashkinë e Ulqinit, në kuadër të komunikimit të rregullt që Ministria e Administratës Publike realizon me vetëqeverisjet lokale. Gjatë vizitës, ministrja Pribilloviq dhe Kryetari i Komunës Nazif Cungu diskutuan një numër çështjesh lidhur me funksionimin e Komunës së Ulqinit në fushën e përmirësimit të mëtejshëm të punës së njësive të vetëqeverisjes lokale, reformën e administratës publike në nivel lokal, me theks të veçantë në Ligjin e ri mbi Vetëqeverisjen Lokale.

Kryetari i Komunës Nazif  Cungu prezantoi aktivitetet dhe projektet aktuale të zbatuara nga Komuna e Ulqinit, të cilët vijojnë në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të punës së njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimit efikas qytetar. Në takim u diskutuan edhe tema të tjera në fushën e reformës së administratës publike në nivel lokal.

  • 1

    Radio