Sociale Më shumë

Ministria shpall konkursin për bursa dhe akomodim në konvikte

Prej tvteuta2 August 2017

Ministria e arsimit e Malit të Zi ka shpallur konkursin për 185 bursa studentore për nxënësit më të talentuar të shkollave të mesme, si dhe 300 bursa për studentët më të mirë. Po ashtu është shpallur konkurs për ndarjen e 3400 kredive studentore dhe 568 vende për nxënësit dhe 2.222 për studentët në konvikte. Nga ministria është kumtuar se përkrahje e studentëve të talentuar është prioritet i këtij institucioni , çka vërehet edhe nga bursat vjetore. Për detaje në lidhje me bursat të interesuarit mund të informohen në faqen zyrtare të Ministrisë së arsimit.