Aktuale Më shumë

Ministria përsëri do të inicojë uljen e akcizave për derivatet e naftës

Prej tvteuta14:54, 16 Shkurt 2022

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale do të propozojë për herë të tretë ndryshime në Ligjin për akciza, në mënyrë që Qeveria me vendim të ndikojë në uljen e akcizës për derivatet e naftës, tha sekretari shtetëror në këtë ministri, Branko Krvavac.

“Ky ishte vendimi i Ministrisë që në muajin dhjetor, dhe sikur Kuvendi do ta kishte miratuar – ne tashmë do të kishim mundësi të ndihmonim qytetarët”, ka shkruar Krvavac në llogarinë e tij në Twitter. Ai tha se është mirë që ata që miratuan rritjen e akcizave në qeverisjen e kaluar tani po inicojnë modelet tashmë të propozuara të Ministrisë, në mënyrë që qeveria me vendim të ndikojë në uljen e akcizës.

Krvavac aludoi tek Socialdemokratët (SD) të cilët njoftuan se do të dorëzojnë sot në procedurë parlamentare amendamentin e Ligjit për akcizat, i cili propozon që në rast të rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës në tregun botëror, qeveria mund të ulë nivelin e akcizës në 25 për qind. Ato më herët si pjesë e shumicës së kaluar kishin përkrahur rritjen e akcizave të derivateve të naftës, të propozuara nga qeveria e Dushko Markoviq.

  • 1

    Radio