Ministria për pakica: Noftim për të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet në Shqipëri
Prej tvteuta4 August 2017
                                 MALI I ZI MINISTRIA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE TË PAKICAVE  Njoftim- Për procedurat e njohjes së diplomave të shkollës së mesme për të vazhduar studimet në Republikën e Shqipërisë Të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet në Republiken e Shqipërisë viti akademik 2017-2018, fillimisht duhet të aplikojnë për njehsimin e diplomave të shkollës së mesme. Njoftojmë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, viti akademik 2017-2018, fillimisht duhet të ndjekin procedurën e Njehsimit të diplomave të shkollës së mesme (Për vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë). Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, aplikantët duhet të lexojnë udhëzimin duke klikuar në këtë adresë: http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/shkolla/njohja-e-diplomave-te-shkollave-te-mesme Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
- a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.
- b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
- c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
- d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
- e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.