Sociale

Sociale Më shumë

Ministria: Ngrirja e llogaritjes së stazhit nuk ulë pagat

Prej tvteuta21 December 2016

Vendimi i qeverisë për të ngrirë stazhin e punës në llogaritjen e pagave nuk do të ndikojë në uljen e pagave aktuale në sektorin publik, njoftohet nga Ministria e Financave. Llogaritja e stazhit  nuk do të hiqet, por ai nuk do të jetë pjesë e llogaritjes së pagave për vitin e ardhshëm dhe vitin 2018. Kjo do të thotë se llogaritja e stazhit do të mbesë në nivelin e këtij viti “, sqarojnë nga Ministria e Financave. Nga kjo masë pritet që buxheti i shtetit të kursejë 2,8 milion euro në vitin e ardhshëm dhe vitin 2018.